Aktori i njohur Naun Shundi në ‘luftë’ me sëmundjen e rëndë, dy ministri do mbulojnë kurimin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Aktori i mirënjohur, Naun Shundi po përballet prej disa ditësh me një betejë me shëndetin e tij dhe është dërguar për trajtim të specializuar në një spital jashtë vendit.

Në një njoftim të shpërndarë për mediat, Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale bën të ditur se ka garantuar mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Sipas ministrisë, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë

Ministria e Shëndetësisë dhe Mbrojtjes Sociale, në bashkëpunim me Ministrinë e Ekonomisë, Kulturës dhe Inovacionit, sqaron opinionin publik lidhur me gjendjen shëndetësore të aktorit të njohur Naun Shundi.

Pas njoftimit të marrë më datë 7 gusht 2025 nga MEKI, Ministria e Shëndetësisë është vënë menjëherë në kontakt me familjarët e aktorit dhe ka ofruar mbështetjen e saj të plotë. Fillimisht u garantua gatishmëria për mbulimin e të gjitha shpenzimeve të ndërhyrjes mjekësore të nevojshme.

Gjatë pritjes së rezultatit të biopsisë, u konstatua nevoja për mbështetje të mëtejshme në vijimin e trajtimit. Edhe në këtë fazë, Ministria rikonfirmoi gatishmërinë e saj për të ofruar ndihmë të plotë.

Aktualisht, aktori pritet të rikthehet në Shqipëri, ku do të nisë trajtimin pranë Qendrës së Specializuar në QSUT.

The post Aktori i njohur Naun Shundi në ‘luftë’ me sëmundjen e rëndë, dy ministri do mbulojnë kurimin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: