Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Mbrëmjen e sotme të gjithë tifozët shqiptarë do të jenë sy e veshë nga Polonia, aty ku do të luajë Dinamo e Ilir Dajës. “Blutë” do të sfidojnë Jagiellonia, duel i vlefshëm për fazën e “Play-Off” të Conference League.
Sfidë kjo që është parashikuar të startojë në orën 20:15 dhe që pritet të jetë mjaft e luftuar.
Dinamovitët të udhëhequr nga Daja do të kërkojnë një rezultat pozitiv për t’i shkuar më afër fazës së grupeve për herë të parë në histori.
Jagiellonia mbetet një ekip me shumë forcë dhe eksperiencë europiane, por aspak i pakalueshëm.
Skuadra e Ilir Dajës e tregoi këtë ndaj gjigandëve kroatë të Hajduk Split, ku në “Air Albania” zhvilloi një ndeshje të madhe, fitoi 3-1 dhe siguroi kualifikimin për në fazën play-off të Conference League.
The post Të gjithë sy e veshë nga Polonia, Dinamo e Ilir Dajës kërkon kualifikimin historik appeared first on GIJOTINA.
