Parashikimi i motit: Dita nis me rrebeshe shiu

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e premte vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të paqëndrueshme. Moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura. Reshjet e shiut parashikohen të jenë prezente që në orët e para të 24-orëshit. Në orët e pasdites do të ketë mot me vranësira të pakta kryesisht në veri të vendit.

Në veriperëndim – perëndim dhe pjesërisht në qendër (qarqet Shkodër, Lezhë, Durrës dhe Tiranë) reshjet parashikohen të jenë me intensitet mesatar deri të lartë, hera-herës reshje në formën e shtrëngatave dhe stuhive shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe lokalisht breshër deri në orët e mëngjesit. Në mbrëmje ndërprerje të reshjeve.

The post Parashikimi i motit: Dita nis me rrebeshe shiu appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: