Komisioni Evropian njoftoi të martën disbursimin prej 3.9 miliardë eurosh (4.4 miliardë dollarë) për të mbështetur përpjekjet e Ukrainës për prokurimin e dronëve në kuadër të Kredisë Mbështetëse për Ukrainën prej 90 miliardë eurosh.
Pagesa shënon disbursimin e parë në kuadër të një kësti fillestar prej rreth 6 miliardë eurosh të dedikuar për dronë, sipas një deklarate.
Financimi i fundit vjen pas një pagese të veçantë prej 3.2 miliardë eurosh të bërë më 25 qershor në kuadër të programit të Ndihmës Makro-Financiare të Bashkimit Evropian për Ukrainën.
Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha se mbështetja do të ndihmonte në forcimin e efektivitetit dhe sigurisë ushtarake të Ukrainës.
Ajo shtoi se financimi do të mbështeste teknologjinë e përparuar të dronëve, do të ndihmonte Ukrainën të mbronte “qytetarët dhe sovranitetin e saj dhe do të kontribuonte në sigurinë e Evropës”.
Komisioni i BE-së tha se pagesa shtesë do të bëhen në ditët në vijim për të përfunduar transhin e parë që lidhet me dronët në përputhje me kërkesat e paraqitura nga Ukraina.
Sipas Komisionit të BE-së, Kredia Mbështetëse për Ukrainën ndan 30 miliardë euro për ndihmë buxhetore dhe 60 miliardë euro për mbështetje të mbrojtjes gjatë viteve 2026 dhe 2027.
Nga paketa e mbrojtjes, 28.3 miliardë euro pritet të disbursohen në vitin 2026 për të forcuar kapacitetin industrial të mbrojtjes vendase të Ukrainës.
The post BE-ja ndan 4.4 miliardë dollarë për blerjen e dronëve nga Ukraina appeared first on Euronews Albania.
