Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një sasi të konsiderueshme trarësh druri të përdorur për hekurudhën, në segmentin Fier-Vlorë.

Flakët kanë gjeneruar shtëllunga të mëdha tymi që kanë mbuluar qytetin e Fierit dhe zonat përreth, duke shkaktuar panik tek banorët.

Shkaqet e zjarrit nuk dihen ende, por dyshohet se bëhet fjalë për zjarrvënie të qëllimshme. Aktualisht, dy mjete zjarrfikëse dhe efektivët e repartit të Fierit ndodhen në terren, duke punuar për neutralizimin e flakëve.

The post Digjen trarët e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon qytetin appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: