Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Brazili mundi Skocinë 3-0 dhe zuri vendin e parë në grupin e tij, duke vazhduar me optimizëm drejt “32”-shit të Kupës së Botës 2026. Lajmi më i rëndësishëm i mbrëmjes sigurisht, është rikthimi i Neymar i cili hyri si zëvendësues në 20 minutat e  fundit, duke marrë duartrokitje nga i gjithë stadiumi.

Kjo ngjarje e preku yllin brazilian dhe menjëherë pas fishkëllimës së fundit ai përqafoi fëmijët e tij, me Viniciusin që pranoi klasin e superyllit të Santos dhe foli me lavde për të me deklaratat e tij:

“Është magjike të shohësh Neymarin përsëri. Ai është idhulli ynë, për të gjithë ne. Ai është ylli ynë në këtë Kupë Bote. Ai vendos ndeshjet, është i shkëlqyer”.

“Isha i sigurt se ai do të shkëlqente përsëri për Brazilin kur të vinte koha.

Nuk ka asgjë më të mirë se rikthimi në Kupën e Botës”, tha sulmuesi 27-vjeçar i Real Madridit, i cili shënoi dy golat e parë të Brazilit në fitoren 3-0 ndaj Highlanders, përpara se të lavdëronte Carlo Ancelottin:

“Më pëlqen të luaj nën drejtimin e Carlo Ancelottit. Ai është trajneri më i mirë në botë”.

The post Vinicius: Neymar është idhulli ynë, Ancelotti është më i madhi i të gjitha kohërave appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: