Humbi jetën para kohe, kush ishte gazetari dhe publicistit Artur Zheji

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Media në Shqipëri është në zi për shkak të humbjes së parakohshme të gazetarit dhe publicistit Artur Zheji. Burime bëjnë me dije se Zheji ndodhej me familjarët në Sarandë, kur ka pësuar komplikime me shëndetin. Edhe pse ka marrë ndihmën e shpejtë, Zheji nuk ka mundur që të jetojë, duke ndërruar jetë në ambulancë.

Artur Zheji i lindur më 29 gusht 1961 ishte gazetar, publicist dhe analist shqiptar. Zheji ishte i biri i euriditit të njohur shqiptar Petro Zhejit dhe aktores së njohur shqiptare Besa Imamit.

Artur Zheji ishte angazhuar për dekada në fushën e gazetarisë dhe publicistikës në Shqipëri. Ai ka mbajtur funksione drejtuese në disa media, si në RTSH dhe gazeta Mapo. Veprimtaria e tij përfshin analiza politike, shkrime editoriale dhe drejtimin e programeve televizive. Që nga viti 2017, ai drejtonte emisionin politik dhe analitik ‘360 Gradë’.

The post Humbi jetën para kohe, kush ishte gazetari dhe publicistit Artur Zheji appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: