Vrau gruan në sy të fëmijëve, arrestohet autori i krimit në Greqi

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Është vendosur në pranga këtë të shtunë Pnateli Nkaoleci, autori i vrasje së në Volos të një gruas së tij një ditë më parë në sy të 4 fëmijëve. Mësohet se vrasësi është arrestuar këtë të shtunë nga policia greke.

Sipas informacioneve ai është arrestuar në rrugën Pagason pranë qendrës së qytetit, 200 metra larg nga vendi i krimit të rëndë të ndodhur ditën e djeshme.

Nga burimet mësohet se autori ishte fshehur në një parking ku ka qëndruar pas ngjarjes së ndodhur.

Menjëherë pas kryerjes së krimit, ai u arratis nga vendi i ngjarjes, duke u zhdukur pa lënë gjurmë.

The post Vrau gruan në sy të fëmijëve, arrestohet autori i krimit në Greqi appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: