Zjarri përfshinë traversat e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr ka rënë pranë hekurudhës Fier-Vlorë, ndërsa flakët kanë përfshirë një numër të madh trarësh prej druri. Një sasi e konsiderueshme drurësh që përdoren për hekurudhën, ka marrë flakë shumë pranë stacionit dhe banesave ditën e sotme, duke bërë që shtëllunga të mëdha tymi të mbulojnë qytetin e Fierit dhe rrethinat.

Të alarmuar, banorët e zonës, të cilët kanë edhe shtëpitë pranë, kanë lajmëruar shërbimet zjarrfikëse të cilat po punojnë për neutralizimin e flakëve.

Nuk dihen shkaqet e zjarrit, por dyshohet se është zjarrvënie e qëllimshme. Dy mjete dhe reparti zjarrfikës i Fierit po kryejnë shuarjen e flakëve. Që pas rikonstruksionit të hekurudhës, kur traversat prej druri u zëvendësuan me trase betoni e hekuri, ishin lënë të grumbulluara pranë linjës hekurudhore.

The post Zjarri përfshinë traversat e hekurudhës Fier-Vlorë, tymi mbulon zonën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: