Ajeti dhe Seferi dhurojnë spektakël, në Turqi, shënojnë dy gola brenda 4 minutave (Video)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ajeti, shënuan në fitoren 3-1 që Bodrumspori regjistroi kundër Sakaryasporit në javën e tretë të Kategorisë së Parë në Turqi.

Qendërmbrojtësi shënoi golin e epërsisë 2-1 në minutën e 60-të, duke shfrytëzuar shpërqendrimin e mbrojtjes kundërshtare në ekzekutimin e një goditjeje këndi.

Goli i parë për Ajetin në këtë sezon dhe me fanellën e Bodrumsporit ku aktivizohet prej edicionit të shkuar.

Pak minuta më pas, ishte Seferi ai që gjeti rrjetën. 28-vjeçari shënoi golin e tretë dhe të dytin personal radhazi, teksa realizoi edhe në ndeshjen e shkuar.

Me këtë fitore, Bodrumspori u ngjit në kuotën e 5 pikëve në renditje, teksa pretendon rikthimin në elitën e futbollit turk në fund të sezonit.

The post Ajeti dhe Seferi dhurojnë spektakël, në Turqi, shënojnë dy gola brenda 4 minutave (Video) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: