Pesë persona u plagosën në një seri sulmesh të dhunshme në Edinburg, ndërsa shërbimi kundër terrorizmit i Skocisë po heton rastin.
Një skocez 36-vjeçar është arrestuar dhe akuzuar për kërcënime, grabitje dhe vandalizëm. Tre nga të lënduar u dërguan në spital, por lëndimet e tyre nuk dyshohet se janë kërcënuese për jetën.
Një video e postuar në internet tregon një burrë pa bluzë që lëviz rrugëve të kryeqytetit skocez, duke mbajtur një sëpatë teksa godet edhe dyqanet.
Policia mori telefonata të shumta që raportonin sulme të dhunshme, kërcënime, vjedhje dhe vandalizëm për të dyshuarin.
Sulmet filluan pranë një xhamie ku fillimisht dy burra u plagosën. Tre burra të tjerë u sulmuan në zona të tjera. Ata janë të moshës midis 22 dhe 39 vjeç.
Kryeministri skocez, John Sweeney, tha se ishte thellësisht i shqetësuar nga këto incidente dhe theksoi se dhuna, racizmi dhe intoleranca nuk kanë vend në Skoci.
Sipas Shoqatës Skoceze të Xhamive dhe OJQ-së antiraciste MEND, e cila bën fushatë kundër islamofobisë, shumë nga viktimat ishin myslimanë. MEND tha se videoja e burrit pa bluzë e tregon atë gjithashtu duke bërtitur se vendi duhet të “mbrohet” nga myslimanët.
The post Disa sulme me sëpatë në Skoci, plagosen 5 persona. Autori vihet në pranga (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
