Tjetër aksident në Fier! Automjeti përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një tjetër aksident i rëndë ka ndodhur pak minuta më parë në Fier.

Ngjarja është shënuar në kryqëzimin pranë shkollës së muzikës, ku një automjet tip “Land Rover”, i drejtuar nga një i ri, ka përplasur një qytetar që po kalonte rrugën. I plagosuri është dërguar me urgjencë në Spitalin Rajonal Fier, ku ndodhet në gjendje të rëndë dhe në rrezik për jetën.

Ndërkohë, policia ka shoqëruar drejtuesin e mjetit dhe po heton për zbardhjen e rrethanave të aksidentit.

 

The post Tjetër aksident në Fier! Automjeti përplas kalimtarin, i plagosuri në gjendje kritike appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: