Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një 56-vjeçar shqiptar, Shkëlqim Vokri, banues në Dërmenas, Fier, është arrestuar në Belgjikë, në kuadër të bashkëpunimit ndërkombëtar të Policisë së Shtetit.
Vokri, që posedonte dokument me shtetësi holandeze, rezultonte i shpallur në kërkim nga autoritetet holandeze për të vuajtur 686 ditët e mbetura të dënimit, lidhur me trafikimin e 250 kg kokainë në Holandë.
Arrestimi u realizua falë bashkëpunimit mes FAST Albania, rrjetit ENFAST dhe homologëve ndërkombëtarë nga FAST Holanda dhe FAST Belgjika, duke siguruar shkëmbim të informacionit në kohë reale.
Njoftimi:
Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale nëpërmjet FAST Albania-s, kontribut konkret duke bashkëpunuar me rrjetin ENFAST dhe homologët për lokalizimin dhe kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Në kuadër të bashkëpunimit të ngushtë me rrjetin ENFAST dhe homologët e FAST Holandës dhe FAST Belgjikës, është bërë i mundur lokalizimi dhe arrestimi në shtetin e Belgjikës i shtetasit shqiptar Shkëlqim Vokri, 56 vjeç, banues në Dërmenas, Fier, i cili posedonte dokument me shtetësi holandeze.
The post Transportoi 250 kg kokainë në Holandë, arrestohet në Belgjikë shqiptari (EMRI) appeared first on Lapsi.al.
