Ylli Limani në komisariat? Artisti anulon koncertin në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Këngëtari i njohur Ylli Limani ka reaguar së fundmi në një InstaStory, duke ngjallur shqetësim te fansat e tij.

Përmes postimit, ai ka falënderuar publikun shkodran për mbështetjen, por njëkohësisht ka bërë edhe një njoftim të papritur: koncerti i planifikuar nuk do të mbahet.

Sipas Limanit, arsyeja e anulimit lidhet me ndërhyrjen e policisë për herë të dytë, gjë që e bëri të pamundur realizimin e eventit.

“Shkodër, Faleminderit që keni ardh për mu sonte… Më falni që është hera e dytë që policia na pamundëson mbajtjen e eventit. E du këtë qytet edhe juve shumë! I Will see you soon,”-ishte ky njoftimi që Yll Limani. m.p.

Shpërndaje: