Vijojnë replikat, Meloni i përgjigje Trump: Sulmet e tua të pakuptimta, fokusohu te popullariteti yt

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Kryeministrja italian, Giorgia Meloni ka vijuar replikat me presidentit amerikan, Donald Trump lidhur me deklaratat e tij të fundit ndaj saj. Meloni shkruan se deklaratat e Trump janë sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara teksa ka theksuar se janë të pakuptimta.

Sa i përket popullaritetit të saj ajo theksoi se kjo ka ardhur nga  aftësia e saj për të mbrojtur interesin kombëtar të Italisë dhe jo nga miqësia me Trump.

“Presidenti Trump, këto sulme të vazhdueshme dhe të paprovokuara janë të pakuptimta. Sa i përket popullaritetit tim, të qenit mikesha juaj sigurisht që nuk më ka ndihmuar dhe as nuk varet nga marrëdhënia ime me ju. Popullariteti im varet nga aftësia ime për të mbrojtur interesin kombëtar të Italisë, dhe pikërisht këtë kam bërë gjithmonë.

Këtë bëra edhe në lidhje me bazat ushtarake amerikane në Itali. Përdorimi i tyre rregullohet nga marrëveshje që ne i kemi respektuar gjithmonë dhe që nuk mund të shkelen për sa kohë që unë jam Kryeministre. Italia mbetet një shtet sovran.

Në çdo rast, popullariteti im nuk është shqetësimi juaj. Ju sugjeroj të përqendroheni te popullariteti  juaji”, shkruan Meloni.

The post  Vijojnë replikat, Meloni i përgjigje Trump: Sulmet e tua të pakuptimta, fokusohu te popullariteti yt appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: