Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një ditë pak të thuash surreale ka përjetuar Marco Friedl, kapiteni i Werder Bremen që fillimisht pësoi në fushë një humbje shumë të hidhur 1-4 nga Eintracht Frankfurt, pastaj iu desh të njihte poshtërimin në deklaratat e nxehta pas ndeshjes kur gazetarja e Sky, Katharina Kleinfeldt, pa e njohur megjithëse e kishte intervistuar edhe para ndeshjes, e ngatërroi me një lojtar të Frankfurtit duke i bërë pyetjen më të sikletshme të të gjitha kohëve: “I kënaqur me këtë fitore?”. Komenti i Friedl ishte akull: “Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë në karrierë, gjithçka absurde dhe qesharake”.
Intervista surreale pas ndeshjes: Friedl paraqitet te mikrofonët e Sky
Intervista pas ndeshjes, siç parashikon rregulli dhe marrëveshjet televizive, u zhvillua menjëherë pas fitores dërrmuese 4-1 të Eintracht Frankfurt përpara publikut të vet kundër Werder Bremen në ndeshjen hapëse të Bundesligës, të shtunën 23 gusht 2025. Para mikrofonëve të Katharina Kleinfeldt, reportere dhe e dërguar e Sky Gjermania, u paraqit Marco Friedl, kapiteni i Werder, gati të analizonte KO-në brutale në transfertë. Por për mbrojtësin austriak 27-vjeçar, ajo që ndodhi në fushë u duk hiç në krahasim me atë që iu desh të pësonte drejtpërdrejt, me një poshtërim të paprecedent.
Çfarë ndodhi, Kleinfeldt nuk e njeh Friedl: “I lumtur për fitoren?”
Para se të paraqitej për intervistën, Friedl kishte ndërruar fanellën me Michael Zetterer, portierin e Eintracht dhe ish-shok skuadre, duke e çuar në hutim të plotë të shkretën Kleinfeldt e cila, kur e pa përballë, filloi në mënyrën më të keqe: “Dëshirojmë të flasim pak për Eintracht-in, natyrisht. Të përqendrohemi fillimisht te ndeshja. Sot fituam 4-1, është kjo fitorja e debutimit që prisje?”. Sikleti nga ana e kapitenit të Werder ishte i menjëhershëm dhe i dukshëm, mes habisë dhe mosbesimit: “Unë jam lojtar i Werder Bremen…”.
Werder Bremen captain Marco Friedl swapped shirts with Frankfurt keeper Michael Zetter after his side lost 1-4.
Sky Sports journalist then asks him if he’s happy with the win.
Marco Friedl: “I’m a Werder Bremen player in case you don’t know.”pic.twitter.com/kMPW6dCbJV
— Troll Football (@TrollFootball) August 23, 2025
Momenti i sikletshëm: “Më fal, po filloj nga e para… çfarë nuk funksionoi?”
Vetëm në atë çast Katharina Kleinfeldt e kuptoi gabimin e vet, por konfuzioni i atyre çasteve mbeti i gdhendur në transmetim televiziv: “Më fal… Marco, më vjen keq” – përpiqet të dalë nga sikleti gazetarja që në fund provon kartën e fundit të dëshpëruar: “Jemi parë tashmë para ndeshjes… Është faji im, më vjen keq… Mirë, po filloj nga e para. Më fal. Pse sot nuk funksionoi?”.
Reagimi i Friedl: “Kisha folur me të para ndeshjes… gjithçka pak qesharake…”
Një skenë që sigurisht përfundoi menjëherë në rrjet, mes ironive dhe komenteve të përdoruesve që u argëtuan përballë blackout-it në transmetim të Kleinfeldt. Gazetarja e Sky Gjermania u vu në shënjestër personalisht, edhe sepse është e fejuara e drejtorit sportiv të Borussia Dortmund, Sebastian Kehl. Një situatë surreale mbi të cilën u rikthye në fund edhe vetë Friedl, i cili nuk e fshehu shqetësimin për atë që ndodhi: “Nuk më kishte ndodhur kurrë më parë… Kisha folur edhe para ndeshjes me të dhe 90 minuta më vonë, nuk më njihte më. Ishte gjithçka pak e çuditshme dhe edhe pak qesharake”
The post Gazetarja lë nam në transmetim direkt, nuk njeh futbollistin që po intervistonte appeared first on Lapsi.al.
