Hiqej si shofer i kancelares së SPAK, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Tiranës ka arrestuar një 23 vjeçar, i cili hiqej si shofer i kancelares së Prokurorisë së Posaçme.

Mësohet se në pranga ka rënë shtetasi, Romario Ibraliu ,i cili kishte ndërtuar pa leje një banesë dhe në momentin kur inspektorët e IKMT-së i kanë shkuar për verifikimin e dokumentacionit, ai i ka kërcënuar duke u thënë se punonte si shofer i kancelares së SPAK në mënyrë që të mos procedohej për ndërtim të paligjshëm.

Pas kryerjes së verifikimeve, ka rezultuar se Ibraliu nuk ka punuar asnjëherë në SPAK.

Pas konstatimit të objektit pa leje IMT-ja ka referuar rastin në organet ligjzbatuese për verime të tjera hetimore.

The post Hiqej si shofer i kancelares së SPAK, arrestohet 23-vjeçari në Tiranë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: