Portieri 40-vjeçar meksikan, Guillermo Ochoa është në misionin e tij të fundit me ekipin e tij kombëtar. Ai u shpreh se pas Kupës së Botës do t’i varë dorezat përgjithmonë. Ndër të tjera ai shtoi se mezi pret të luajë në Kupën e Botës 2026, të gjashtin e karrierës së tij.
Ochoa u shpreh se kombëtarja meksikane ka qenë gjithmonë parimi i tij udhëheqës, në karrierë si dhe në jetën e tij. Gjatë mesazhit të tij ai shihet me lot në sy teksa theksoi se ai ka dhënë gjithçka.
“Nuk mund ta imagjinoj karrierën time pa të. Tani që aventura ime me ekipin kombëtar ka mbaruar, futbolli nuk ka më asnjë kuptim për mua. Nuk shoh asnjë kuptim në vazhdimin e lojës. E kam dashur çdo moment që kam kaluar këtu.
Dhashë gjithçka. Po largohem në paqe, me kokën lart dhe shumë krenar që e kam jetuar këtë përvojë”, tha Ochoa ndër të tjera në videon e ngarkuar në rrjetet sociale të FIFA-s.
The post Me lot në sy, Ochoa njofton pensionimin nga futbolli pas Kupës së Botës: Dhashë gjithçka (VIDEO) appeared first on Euronews Albania.
