Milan në krizë, Cardinale telefonon Amorimin

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Humbja ndaj Benficas në San Siro ka shkaktuar krizën e parë të vërtetë të sezonit te Milani, ndërsa në qendër të kritikave është vendosur trajneri Ruben Amorim.

Sipas SportMediaset, paraqitja e dobët e kuqezinjve në ndeshjen hapëse të fazës së Ligës së Evropës, e shoqëruar me dy barazimet e mëparshme ndaj Juventusit dhe Lazios, ka rritur shqetësimin në klub. Tifozët në San Siro reaguan me fishkëllima si në përfundim të pjesës së parë, ashtu edhe pas vërshëllimës së fundit.

Në qendër të diskutimeve është Amorim, i cili po kritikohet për mënyrën e menaxhimit të skuadrës. Ndryshimet e shumta në formacion dhe aktivizimi i disa lojtarëve me pak përvojë në arenën evropiane janë ndër pikat që kanë ngjallur më shumë debate.

Trajneri portugez ka qenë gjithashtu në qendër të vëmendjes për deklaratat e tij të fundit. Pasi kishte shprehur kënaqësi për merkaton dhe harmoninë me drejtuesit, Amorim ka pranuar se aktualisht nuk e ka në dispozicion skuadrën ideale për të zbatuar stilin e tij të futbollit dhe ka kërkuar kohë për të ndërtuar ekipin.

Ndërkohë, pronari i Milanit, Gerry Cardinale, raportohet se është i zhgënjyer me ecurinë e fundit. Për këtë arsye, këtë pasdite pritet të zhvillohet një telefonatë mes Cardinale, drejtuesve të klubit, përfshirë Calvelli-n, dhe Amorimit.

Megjithatë, pozita e trajnerit nuk duket të jetë në rrezik. Takimi pritet të shërbejë për të analizuar problemet e shfaqura në ndeshjet e fundit, veçanërisht ato taktike dhe mentalitetin e ekipit.

Biseda vjen në prag të sfidës ndaj Lecces, me drejtuesit që synojnë të gjejnë mënyrën për të ndalur krizën e rezultateve dhe për të rikthyer ekipin në rrugën e duhur.

The post Milan në krizë, Cardinale telefonon Amorimin appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: