Parashikimi i motit për këtë fillim jave

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Ditën e hënë vendi ynë do të ndikohet nga kushte atmosferike të qëndrueshme. Moti parashikohet i kthjellët në të gjithë territorin. Nga orët e mesditës deri ato të pasdites do të ketë alternime vranësirash kalimtare të pakta deri mesatare në relievet malore në lindje.

Këto vranësira në këto relieve do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme dhe të dobëta. Ndërsa në relievet e larta malore në formën e shtrëngatave afatshkurtra. Pas orëve të pasdites mot përsëri i kthjellët në të gjithë territorin.

The post Parashikimi i motit për këtë fillim jave appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: