Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Vendimi i Mbretërisë së Bashkuar për të kufizuar ose ndaluar aksesin e adoleshentëve në rrjetet sociale kanë rihapur debatin në të gjithë Europën mbi sigurinë e fëmijëve në internet. Vende si Franca, Spanja, Austria, Greqia dhe Danimarka po shqyrtojnë masa për të kufizuar përdorimin e platformave digjitale nga të miturit, mes shqetësimeve në rritje për bullizmin online, varësinë nga rrjetet sociale, si dhe ndikimin që ato mund të kenë në shëndetin mendor të të rinjve.

Sipas një studimi të mbështetur nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, përdorimi problematik i rrjeteve sociale tek adoleshentët është rritur nga 7% në vitin 2018 në 11% në vitin 2022. Ky fenomen përkufizohet nga pamundësia për të reduktuar kohën e kaluar online, neglizhimi i aktiviteteve të tjera të përditshme.

Studimi evidenton se disa nga nivelet më të larta të përdorimit problematik janë regjistruar në Rumani, Irlandë dhe Maltë, ndërsa Holanda, Danimarka dhe Estonia raportojnë nivelet më të ulëta. Vajzat adoleshente rezultojnë më të prekura se djemtë, duke raportuar më shpesh përdorim të tepruar të rrjeteve sociale, kontakt të vazhdueshëm online me miqtë dhe presion më të madh lidhur me pamjen fizike dhe imazhin personal.

Sondazhet tregojnë se shumica e qytetarëve në Francë, Britani, Gjermani, Itali dhe Spanjë mbështesin ndalimin e përdorimit të rrjeteve sociale për fëmijët nën një moshë të caktuar. Si pasojë, Franca ka miratuar legjislacion për kufizimin e aksesit për fëmijët nën 15 vjeç, ndërsa Spanja po shqyrton rritjen e moshës minimale në 16 vjeç.

The post Evropa drejt kufizimit të rrjeteve sociale për të miturit appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: