Prangoset në Malin e Tomorrit 46-vjeçari,i kërkuar për trafik drøge dhe grup kríminal

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një 46-vjeçar I shpallur në kërkim dhe me masë arresti nga GJKKO është arrestuar nga policia në Malin e Tomorrit.

Në kudër të operacionit “Operacionalja” u vu në pranga shtetasi me iniciale D.B.,lindur dhe banues në Durrës.

Policia sqaron se ai u lokalizua dhe u arrestua në Malin e Tomorrit, ku po qarkullonte me automjet. Ky shtetas ishte shpallur në kërkim nga Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar në Tiranë, e cila në vitin 2023 i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

D. B. akuzohet për “Prodhim dhe shitje narkotikësh”, “Grup i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”. Gjatë operacionit, u realizua ekzekutimi i masës së sigurisë dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar për hetime të mëtejshme.

Njoftimi:

Operacione të njëpasnjëshme nga Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, për kapjen e shtetasve në kërkim.

Finalizohet operacioni policor i koduar “Operacionalja 60”.

Lokalizohet në Malin e Tomorrit, kapet dhe vihet në pranga një i kërkuar, me masë sigurie “Arrest në burg”, caktuar nga GJKKO-ja.

Në vijim të operacioneve të njëpasnjëshme për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim, strukturat e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale në DPPSh, në bashkëpunim me DVP Durrës, finalizuan operacionin policor të koduar “Operacionalja 60”.

Bazuar në informacionet e siguruara se në Malin e Tomorrit po qarkullonte me automjet, një shtetas i kërkuar për vepra penale në fushën e narkotikëve, të kryera në formën e organizatës kriminale, shërbimet e Drejtorisë së Forcës së Posaçme Operacionale lokalizuan, kapën dhe ndaluan shtetasin D. B., 46 vjeç, lindur dhe banues në Durrës.

Ky shtetas ishte shpallur në kërkim, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, në vitin 2023, i ka caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Grupi i strukturuar kriminal” dhe “Kryerja e veprave kriminale nga grupi i strukturuar kriminal”.

Nga ana e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve pranë Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës u bë ekzekutimi i masës së sigurisë “Arrest në burg”, dhe materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, Tiranë, për hetime të mëtejshme.

The post Prangoset në Malin e Tomorrit 46-vjeçari,i kërkuar për trafik drøge dhe grup kríminal appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: