Dy persona mbetën të plagosur të enjten pas një përleshjeje fizike të regjistruar në Prishtinë. Policia njoftoi se dy persona ishin sulmuar nga një i dyshuar. Pas ngjarjes i dyshuari është lokalizuar dhe rezultoi se edhe ai ishte i plagosur.
Ata janë dërguar për mjekim në QKUK ndërsa mësohet se personi që u sulmua nga i dyshuari është në gjendje të rëndë. Policia shton se në këtë ngjarje dyshohet se është përdorur edhe një armë.
“Dy viktimat meshkuj kosovarë, kishin pësuar lëndime si pasojë e sulmit nga i dyshuari mashkull kosovar. Pas një kohe është lokalizuar i dyshuari i cili kishte pasur një plagë në këmbë dhe është dërguar në QKUK për tretman mjekësor.
Në rast dyshohet se është përdorur një armë. Njëri nga viktimat dhe i dyshuari gjenden në QKUK nën mbikëqyrje të policisë për shkak të lëndimeve dhe sipas mjekut viktima është në gjendje të rëndë shëndetësore”, njofton policia.
The post Përleshje fizike në Prishtinë, plagosen 2 persona. Dyshohet se është përdorur edhe një armë appeared first on Euronews Albania.
