Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një zjarr ka përfshirë pyllin me pisha në zonën e hidrovorit, pranë lagunës së Nartës.

Nga pamjet, tymi i dendur ka mbuluar të gjithë zonën, ndërsa në vendngjarje kanë shkuar forcat zjarrfikëse të Vlorës me 7 punonjës, të cilët po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.

Fatmirësisht, pasditja nuk shoqërohet me erë të fortë, gjë që ka ndihmuar në frenimin e përhapjes së zjarrit. Aktualisht, vatrat janë të izoluara, dhe nuk ka rrezik për përhapje të flakëve.

The post Zjarri përfshin pyllin me pisha pranë lagunës së Nartës appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: