87-vjeçari në Maliq gjendet i pajetë, dyshohet se është vetëvarur

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë është shënuar në Maliq, ku një i moshuar është gjetur pa shenja jete nga familjarët e tij.

Sipas njoftimit zyrtar, më datë 25.08.2025, në bllokun nr. 3 të qytetit, është konstatuar trupi i pajetë i shtetasit Xh. S., 87 vjeç. Paraprakisht dyshohet se i moshuari i ka dhënë fund jetës duke u vetëvarur.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes, ndërsa trupi i pajetë do t’i nënshtrohet veprimeve të mëtejshme procedurale.

The post 87-vjeçari në Maliq gjendet i pajetë, dyshohet se është vetëvarur appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: