Kupa e Botës 2026, Vetëm një pikë për Brazilin nga ndeshja me Marokun

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Ashtu si pritej, Brazili është sfiduar seriozisht nga Maroku.

Marokenët kanë shfaqur dukshëm më tepër në pjesën e parë, e cila megjithatë përfundoi 1:1. Dhe shifrat nuk ndryshuan deri në fund të ndeshjes së luajtur në natën mes të shtunës e të dielës.

Ismael Saibari realizoi supergol në minutën e 21-të për epërsinë e Marokut.

U përgjigj Vinicius Junior, po ashtu me supergol, në minutën e 32-të për 1:1.

Pjesa e dytë u dominua nga brazilianët, por shifrat më nuk ndryshuan. Portieri i Brazilianit, Alisson Becker bëri dy pritje vendimtare në minutat shtesë.

Dhe kështu të dy përfaqësueset e morën nga një pikë në ndeshjen e parë të Grupit C të Kupës së Botës në futboll.

Te Brazili mungoi superylli Neymar Jr, për shkak të lëndimit.

Në xhiron e dytë, Maroku luan me Skocinë, ndërsa Brazili me Haitin.

The post Kupa e Botës 2026, Vetëm një pikë për Brazilin nga ndeshja me Marokun appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: