Aksidenti në Korçë/ Policia: Shoferi 73-vjeçar përplasi 50-vjeçaren me biçikletë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident tragjik ka ndodhur mbrëmjen e së dielës në rrugën e Voskopojës, ku një automjet ka përplasur një 50-vjeçare që lëvizte me biçikletë.

Sipas informacioneve të policisë, drejtuesi i automjetit, një shtetas 73-vjeçar, ka shkaktuar aksidentin, si pasojë e të cilit viktima ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Policia ka shoqëruar shoferin për hetime të mëtejshme, ndërsa grupi hetimor po punon për të sqaruar shkaqet e aksidentit.

Korçë/Informacion paraprak:

Rreth orës 20:40, në rrugën e Voskopojës, një automjet me drejtues shtetasin F. H., rreth 73 vjeç, ka përplasur shtetasen A. E., rreth 50 vjeçe, banuese në Korçë, e cila lëvizte me biçikletë. Si pasojë, 50-vjeçarja ka ndërruar jetë në vendngjarje.

Drejtuesi i automjetit është shoqëruar në Komisariat për veprime të mëtejshme.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po punon për të përcaktuar rrethanat dhe shkakun e aksidentit.

The post Aksidenti në Korçë/ Policia: Shoferi 73-vjeçar përplasi 50-vjeçaren me biçikletë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: