Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një tjetër ngjarje e rëndë është shënuar në rrugët e vendit tonë, këtë herë në Korçë.
Mësohet se një makinë ka përplasur një grua dhe kjo e fundit për pasojë ka ndërruar jetë.
Ngjarja e rëndë ka ndodhur në fshatin Voskop.
Policia ka mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit.
Kujtojmë se edhe një natë më parë, një këmbësor u përplas për vdekje në autostradën Tiranë-Durrës pranë Vorës, ndërsa dy ditë më parë dy motra ndërruan jetë në aksident tragjik në rrugën Sarandë-Delvinë.
The post Makina përplas për vdekje këmbësoren në Korçë appeared first on Lapsi.al.
