Trafik armẽsh nga Kosova në Shqipëri, kapet në Lezhë 41-vjeçari

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Lezhës, në kuadër të operacionit ‘Puzzle”, lokalizoi dhe prangosi 41-vjeçarin nga zona e Fushë-Kuqes, në Kurbin. Aksioni nisi në muajin maj me 10 arrestime dhe 2 të kërkuar. U sekuestruan 14 armë, mes të cilave 12 pistoleta, silenciatorë, municione dhe sasi droge. Kush janë të arrestuarit. armët shiteshin deri në 2500 euro copa.

I kishte shpëtuar aksionit të tre muajve më parë për grupin e goditur të trafikut të armëve nga Kosova në Shqipëri, kapet në arrati 41-vjeçari i shpallur në kërkim.

Policia e Lezhës konfirmoi sot se ka finalizuar operacionin e koduar ‘Puzzle” dhe shërbimet e Seksionit të Mbështetjes Operacionale të Hetimit lokalizuan dhe prangosën Ritvan Keqin, banues në zonën e Fushë-Kuqes, në Kurbin.

“Ai ishte shpallur në kërkim nga Policia e Tiranës, në kuadër të operacionit të koduar “Puzzle”, i zhvilluar rreth 3 muaj më parë, për goditjen e trafikimit të armëve të zjarrit nga Kosova në Shqipëri. Në kuadër të këtij operacioni janë sekuestruar 14 armë zjarri”, bëri me dije policia vendore.

Veprimet e tjera procedurale ndaj keqit do të kryhen nga Policia e Tiranës, e cila ka nisur edhe aksionin në fjalë tre muaj më parë, bashkë me Prokurorinë.

The post Trafik armẽsh nga Kosova në Shqipëri, kapet në Lezhë 41-vjeçari appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: