Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një nga miqtë më të afërt të Albin Kurtit dhe një nga themeluesit e Vetëvendosjes i ka ndarë rrugët me të. Liburn Aliu, deri sot ministri i Infrastrukturës, ka njoftuar se ia ka dorëzuar letrën e dorëheqjes kryeministrit në detyrë, Albin Kurti. Në njoftimin e tij, Aliu ka bërë të ditur se arsyeja e dorëheqjes është zgjedhja e Dimal Bashës kryetar Kuvendi, si zgjigje e një krize që vijonte me 59 votime të dështuara.
Merr fund kriza në Kosovë/ Zgjidhet kreu i ri i kuvendit
“Dorëheqja ime vjen pas zgjedhjes së djeshme të kryetarit te Kuvendit të Republikës së Kosovës. Dje, pas votimit te kryetarit të Kuvendit, e kam njoftuar Kryeministrin Kurti për vendimin tim”, ka thënë ai duke saktësuar se zgjedhja e djeshme e kryetarit të kuvendit nuk është në frymën e lartësinë e idealit për Republikën “që ka qenë dhe mbetet arsye angazhimi për mua”.
Ndonëse ky votim ka shkaktuar shumë polemika ka gjasë që ai të jetë përdorur nga ministri Aliu si një pikë për të justifikuar divorcin e tij më të hershëm me Kurtin. Emri i tij nuk figuron mes deputetëve të parlamentit të ardhshëm madje vetëvendosja nuk e përfshiu atë fare në lista. Shkak për këtë dyshohet se u bënë akuzat për një korrupsion të dukshëm në postin e ministrit. Në prill 2024 ai u akuzua se pati përfituar nga falja e paligjshme e borxheve të cilat disa kompani të ambalazhimit të ujit të pishën i detyroheshin shtetit. Ndonëse as Kurti as partia e tij nuk folën për këtë problem mendohet se ka qenë pikërisht ky episod që theu miqësinë mes dy miqve të vjetër.
Aliu bashkë me Albin Kurtin e Glauk Konjufcën, ishin bashkë qysh nga organizata KAN, e cila më pas u shndërrua në Vetëvendosje.

Liburn Aliu ne kohen e protestave te Vetevendosjes ⇑
Ish i burgosur nga regjimi serb, Aliu la dhe punën e pagën për tiu përkushtuar aktivizmit me Vetëvendosjen. Ndarja e tij me Albin Kurtin është një tjetër tkurrje e rradhëve të themeluesve të kësaj partie pas carjes së madhe që në vitet 2017-2018 që solli edhe largimin e Visar Ymerit e dardan Molliqajt.
©Lapsi.al
The post Dorëhiqet ministri. Albin Kurti “tradhëtohet” nga miku i orëve të para appeared first on Lapsi.al.
