Në kërkim për plagosje me armë, arrestohet në Greqi – Emri

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia greke ka arrestuar mbrëmjen e 25 gushtit në zonën e Kalitheas, një shtetas shqiptar të kërkuar nga Interpol Tirana për tentativë vrasje dhe armëmbajtje pa leje.

Në pranga ka rënë Fatjon Shabanaj, 35 vjeç, i dyshuar për një ngjarje të ndodhur në maj të vitit 2021 në fshatin Poshnje të Beratit, ku u plagos me armë zjarri Iljaz Ismailaj, i cili sapo ishte kthyer në Shqipëri nga Anglia.

Operacioni u zhvillua nga skuadra DIAS e policisë greke, ndërsa autoritetet vijojnë bashkëpunimin me homologët shqiptarë për çështjen.

The post Në kërkim për plagosje me armë, arrestohet në Greqi – Emri appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: