Aksident fatal në aksin Rrogozhinë-Kavajë, humb jetën i moshuar

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident tragjik ka ndodhur të premten në aksin Rrogozhinë-Kavajë.

Policia njofton se rreth orës 14:00, në aksin Rrogozhinë-Kavajë, shtetasi R. M, ka përplasur me automjetin që drejtonte, këmbësorin, shtetasin M. H., 83 vjeç, i cili si pasojë e plagëve të marra ka humbur jetën.

Shtetasi R. M, është shoqëruar në Komisariat, për kryerjen e veprimeve të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

Gjatë muajit gusht 2025 janë shënuar 13 viktima nga aksidentet rrugore, duke e bërë këtë muajin më të rëndë të vitit deri më tani.

The post Aksident fatal në aksin Rrogozhinë-Kavajë, humb jetën i moshuar appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: