Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një aksident ka ndodhur disa minuta më parë në unazën lindore të qytetit të Fierit.
Një automjet tip “Volswagen” është përplasur me një motoçikletë dhe si pasojë drejtuesi i motoçikletës ka marrë lëndime në trup.
Ai është dërguar menjëherë në urgjencën e Spitalit Rajonal Fier, ku ndodhet nën kujdesin e mjekëve.
Policia dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje për të përcaktuar shkaqet e aksidentit dhe për të disiplinuar trafikun.
The post Makina përplaset me motociklistin në Fier, appeared first on GIJOTINA.
