Gjendet një trup i pajetë në Librazhd, 63-vjeçari dyshohet se pësoi infarkt në timon (Emri)

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë është shënuar mëngjesin e sotëm në fshatin Dragostunjë të Librazhdit, ku është gjetur nga kalimtarët një trup i pajetë.

Sipas burimeve paraprake, viktima është një shtetas i gjinisë mashkull. Dyshimet e para nga grupi hetimor tregojnë se ai mund të ketë pësuar një infarkt.

Informacionet paraprake sugjerojnë se viktima, i identifikuar si Nazmi Cani (63 vjeç) nuk është ndjerë mirë gjatë kohës që po drejtonte automjetin, dhe pasi e ka ndaluar makinën e ka zbritur prej saj, dyshohet se ka pësuar infarktin fatal.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe vijon puna për sqarimin e plotë të rrethanave.

The post Gjendet një trup i pajetë në Librazhd, 63-vjeçari dyshohet se pësoi infarkt në timon (Emri) appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: