Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin: Marrëveshjet e nënshkruara janë detyruese

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Përfaqësuesja e Lartë e Bashkimit Europian për Politikën e Jashtme, Kaja Kallas, ka zhvilluar takime me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe presidentin e Serbisë, Aleksandar Vuçiç, duke kërkuar përparim në normalizimin e marrëdhënieve mes Prishtinës dhe Beogradit.

Kallas tha se normalizimi i marrëdhënieve dhe përparimi i të dyja palëve në rrugën drejt Bashkimit Europian duhet të ecin paralelisht. BE-ja prej kohësh e lidh procesin europian të Kosovës dhe Serbisë me zbatimin e angazhimeve të marra në dialog.

“Sot u takova me Presidentin Vuçiç dhe Kryeministrin Kurti, ku ngrita nevojën për të çuar përpara normalizimin e marrëdhënieve mes Beogradit dhe Prishtinës.

Përparimi në normalizimin e marrëdhënieve dhe avancimi në rrugën drejt BE-së duhet të ecin paralelisht.

Marrëveshjet e arritura përmes Dialogut të ndërmjetësuar nga BE-ja, veçanërisht Marrëveshja e Ohrit, janë detyruese.

Zbatimi i tyre nuk është një favor ndaj Brukselit, por një detyrim ndaj qytetarëve të tyre dhe ndaj një rajoni që pret marrëdhënie normale.

BE-ja do të vazhdojë të jetë një ndërmjetëse e paanshme. Por ndërmjetësimi nuk mund ta zëvendësojë vullnetin politik në Beograd dhe Prishtinë.

Është koha për të ecur përpara.”, shprehet Kallas ne mesazhin e saj.

The post Kallas takon Kurtin dhe Vuçiçin: Marrëveshjet e nënshkruara janë detyruese appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: