​“Jo në emrin tim”, dita e shtatë e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Për të shtatën natë me radhë, në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë u protestua kundër aktgjykimit dënues të Gjykatës Speciale ndaj ish-presidentit Hashim Thaçi, ish-kryetarit të PDK-së Kadri Veseli, ish-kryeparlamentarit Jakup Krasniqi dhe ish-deputetit Rexhep Selimi.

Protestuesit po kundërshtojnë vendimin e Gjykatës Speciale dhe po kërkojnë drejtësi për ish-krerët e UÇK-së. Gjatë protestave, të cilat po zhvillohen në mënyrë paqësore, pjesëmarrësit kanë shprehur mbështetjen e tyre për ish-krerët e UÇK-së në Hagë, transmeton KosovaPress.

OVL-UÇK ka paralajmëruar për të premten, duke nisur nga ora 17:00, protesta në të gjitha qytetet e Kosovës.

Më 16 shtator, Trupi Gjykues i shpalli të katër të akuzuarit fajtorë dhe i dënoi me gjithsej 81 vjet burgim.

Hashim Thaçi dhe Jakup Krasniqi u dënuan me nga 25 vjet burgim, Kadri Veseli me 18 vjet, ndërsa Rexhep Selimi me 13 vjet, duke u llogaritur edhe koha e kaluar në paraburgim.

The post ​“Jo në emrin tim”, dita e shtatë e protestës në Prishtinë kundër aktgjykimit të Speciales appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: