Fadil Pushkolli, një ish-luftëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës ka njoftuar se është arrestuar nga autoritetet e Maqedonisë Veriore, me urdhër-arrest të Serbisë.
“Dëshiroj t’ju njoftoj se jam arrestuar në pikën kufitare Bllacë–Elez Han, në territorin e Maqedonisë së Veriut, bazuar në një urdhër të lëshuar nga autoritetet serbe. Arrestimi, sipas informacionit të dhënë, lidhet me faktin se jam pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës (UÇK). Kërkoj që institucionet e Republikës së Kosovës të marrin menjëherë të gjitha masat e nevojshme për trajtimin e këtij rasti dhe mbrojtjen e të drejtave të mia.”, ka shkruar Pushkolli.
Arrestimi i tij vjen në ditën kur Kroacia e liroi një tjetër ish-pjesëtar të UÇK-së, të arrestuar me urdhër-arrest të Serbisë.
The post Maqedonia e Veriut arreston ish luftëtarin e UÇK-së appeared first on Euronews Albania.
