Plagosje me thikë në Korçë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një plagosje me thikë është shënuar mbrëmjen e sotme në zonën e pazarit në Korçë. Sipas informacioneve paraprake, një konflikt mes disa personave ka përfunduar në dhunë fizike, ku një person ka mbetur i plagosur.

I dëmtuari është transportuar me urgjencë në spitalin e Korçës, ndërsa mësohet se në konflikt kanë qenë të përfshirë më shumë se tre persona. Nuk dihen ende rrethanat apo shkaku i sherrit.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të ngjarjes.

The post Plagosje me thikë në Korçë appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: