Aksident në Sarandë, motori përplas të moshuarën

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një aksident me pasojë plagosjen e dy personave ka ndodhur mbrëmjen e djeshme në lagjen “Gjergj Araniti” në rrugën e pestë, në afërsi të një marketi në Sarandë.

Një motorr NAS 125 cc që drejtohej nga 26 vjeçari Perikli Naçi, banor i Sarandës ka goditur një grua e identifikuar si Shane Çela 64 vjeç banore e Sarandës. Nga goditja kanë ngelur të dy të dëmtuar. Menjëherë është bërë transportimi i tyre në urgjencën e spitalit. Sipas burimeve nga bluzat e bardha bëhet me dije se 64 vjeçarja Shane Çela nga giditja ka pësuar disa fraktura, thyerje të klavikulës së supit dhe për rrjedhojë është shtruar në pavionin e kirurgjisë. Njëherazi i plagosur ka ngelur edhe drejtuesi i motorrit 26 vjeçari Perikli Naçi. Nga rrëzimi i motorrit ai është goditur në kokë. Pas ndihmës parapeake në spitalin e Sarandës 26 vjeçari është transportuar me ambulancë drejt spitalit të Vlorës. Që të dy janë jashtë rrezikut për jetën.

The post Aksident në Sarandë, motori përplas të moshuarën appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: