Ankimim i i PD mbi rezultatin e 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton datën e seancës

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Kolegji Zgejdhor ka caktuar 4 shtatorin si data ku do të mbahet seanca mbi ankimin e koalicionit PDF-ASHM mbi rezulktatine zgejdhjeve të 11 majit.

Koalicioni PD-ASHM ka kërkuar më herët rrëzimin e vendimit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve (KQZ) për rezultatin e zgjedhjeve të 11 majit, duke e cilësuar atë të padrejtë dhe të mbështetur në parregullsi të procesit zgjedhor.

Pas depozitimit të padisë nga opozita, është hedhur shorti për caktimin e trupës gjykuese, e cila do të shqyrtojë pretendimet e koalicionit kundër vendimit të KQZ.

Trupa gjykuese në Apelin Administrativ përbëhet nga pesë gjyqtarë:

Lutfije Celami – Relatore

Entela Shedula – Anëtare

Alma Kodraliu – Anëtare

Ornela Naqellari – Anëtare

Enkel Peza – Anëtar

Seanca pritet të mabhet më 4 shtator 2025, në orën 10:00, në ambientet e Gjykatës Administrative të Apelit, në Rrugën “Ismail Qemali”, Tiranë.

The post Ankimim i i PD mbi rezultatin e 11 majit, Kolegji Zgjedhor cakton datën e seancës appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: