Bie nga lartësia, ndërron jetë në Sarandë 28-vjeçari francez

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në qytetin e Sarandës, ku një turist francez ka humbur jetën në orët e para të mëngjesit të kësaj të hëne.

U raportua se shtetasi francez M. F., 28 vjeç në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë.

“Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Sarandë po kryejnë veprime hetimore për zbardhjen e plotë të rastit, pasi më datë 02.09.2025, rreth orës 03:00, në rrugën “Butrinti”, Sarandë, shtetasi francez M. F., 28 vjeç, dyshohet se në gjendje të dehur ka humbur ekuilibrin dhe aksidentalisht është rrëzuar nga një lartësi, ku si pasojë e dëmtimeve të marra ka ndërruar jetë”, njofton policia.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

The post Bie nga lartësia, ndërron jetë në Sarandë 28-vjeçari francez appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: