Dy të rinj, 22 dhe 24 vjeç, kanë humbur jetën në një aksident tragjik në orët e para të së mërkurës në fshatin Smrekovnicë, në aksin rrugor Mitrovicë-Prishtinë.
Sipas Policisë së Kosovës, në aksident është përfshirë vetëm një automjet, në të cilin ndodheshin dy të rinjtë, shoferi dhe pasagjeri.
Ngjarja ka ndodhur rreth orës 02:53, ndërsa të dy personat janë dërguar për trajtim mjekësor. Pavarësisht ndërhyrjes së mjekëve, ata nuk kanë mundur të mbijetojnë.
“Me urdhër të prokurorit kompetent, trupat e pajetë të viktimave, meshkuj të moshës 22 dhe 24 vjeç, janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion”, njoftoi Policia e Kosovës.
Autoritetet kanë nisur hetimet për zbardhjen e rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit fatal.
The post Aksident tragjik në aksin Mitrovicë-Prishtinë, humbin jetën dy të rinj appeared first on Euronews Albania.
