Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Një tërmet i fuqishëm me magnitudë 5.2 ballë të shkallës Rihter goditi Afganistanin ditën e sotme. Epiqendra e tërmetit të ri ndodhej 34 km në verilindje të qytetit të Jalalabadit (qyteti i pestë më i madh në Afganistan), në provincën Nangarhar në pjesën lindore të vendit.
Ndërkohë ekipet e shpëtimit po vazhdojnë të gërmojnë në lindjen malore të Afganistanit për të gjetur të mbijetuar, të martën, teksa numri i të vdekurve nga një tërmet i fuqishëm ka kaluar 1.400, ka bërë të ditur qeveria e udhëhequr nga talibanët. Edhe më shumë se 3.000 persona janë lënduar si pasojë e tërmetit.
Tërmeti prej 6.0 ballësh goditi në natën e së dielës në disa provinca, duke rrafshuar fshatra dhe duke i lënë njerëzit të ngujuar nën rrënojat e shtëpive të ndërtuara kryesisht me tulla prej balte dhe me drurë, dhe të tronditur nga fatkeqësia.
Shumica e viktimave janë regjistruar në provincën Kunar, ku shumë njerëz jetojnë në lugina të pjerrëta lumenjsh, të ndara nga male të larta. Helikopterët po përdoren për evakuimin e të lënduarve drejt spitaleve, dhe agjencitë e ndihmave kanë thënë se ekipet e tyre po rrugëtojnë këmbas për të arritur zonat më të izoluara, për shkak të terrenit të ashpër dhe rrugëve të dëmtuara.
The post Sërish tërmet në Afganistan, lëkundje të forta me magnitudë 5.2 ballë appeared first on Lapsi.al.
