Shkaktoi aksidentin me dy viktima, vihet në pranga shoferja italiane

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Policia e Vlorës ka vënë në pranga shoferen italiane që shkatoi aksidentin me dy viktima në aksin Levan-Vlorë. 28-vjeçarja me iniciale A.T akuzohet për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Aksidenti ka ndodhur ditën e djeshme, ku 28-vjeçarja duke drejtuar automjetin në afërsi të vendit të quajtur “Kripa”, në autostradën “100 Vjetori”, është përplasur me një kamionçinë tip “Benz”.

Si pasojë e aksidentit ka humbur jetën në vendngjarje drejtuesi i kamionçinës, shtetasi F. H., 63 vjeç, banues në Vlorë. Gjithashtu, si pasojë e dëmtimeve të marra, ka humbur jetën në spital edhe pasagjeri në këtë mjet, shtetasi D. M., 47 vjeç, banues në Vlorë.

The post Shkaktoi aksidentin me dy viktima, vihet në pranga shoferja italiane appeared first on Lapsi.al.

Shpërndaje: