‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’/ Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit…

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Deputeti i zgjedhur i PD-së, Belind Këlliçi ka akuzuar Edi Ramën dhe Belinda Ballukun se po gllabërojnë me skemën e tyre të babëzisë edhe aeroportin e ri të Vlorës.

Në postimin e tij në Facebook, Këlliçi thekson se ‘ky skandal i privon shqiptarët nga një portë drejt botës, nga një urë brezash për zhvillim, sepse barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’.

‘Aeroporti i Vlorës nuk është histori infrastrukture, por manual pushteti korruptiv! Në çdo projekt që prekin, Edi Rama dhe Belinda Balluku lënë gjurmën e hajnisë: pushteti si biznes privat, pasuria publike si llogari personale’, shkruan Këlliçi.

Postimi i plotë:

Nga rrugët tek portet, nga energjia tek mbetjet, tashmë edhe aeroportet i shtohen skemës së babëzisë Rama-Balluku. Pasurisë publike që po kyçet në çifligun e diktatorit, po i bashkohet edhe aeroporti i ri i Vlorës.

Ky skandal i privon shqiptarët nga një portë drejt botës, nga një urë brezash për zhvillim, sepse barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet.

Aeroporti i Vlorës nuk është histori infrastrukture, por manual pushteti korruptiv!

Në çdo projekt që prekin, Edi Rama dhe Belinda Balluku lënë gjurmën e hajnisë: pushteti si biznes privat, pasuria publike si llogari personale.

Këtë duan të bëjnë edhe me aeroportin e Vlorës, që nuk do t’i matet vlera me numrin e fluturimeve, por me thellësinë e korrupsionit që zbarkon bashkë me të.

Në Shqipërinë e Ramës dhe Ballukut, çdo pistë e re është thjesht itinerari i vjetër i grabitjes!

The post ‘Barku i Ramës dhe Ballukut nuk nginjet’/ Këlliçi: Aeroporti i Vlorës po kyçet në çifligun e diktatorit… appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: