Lexoje këtu nëse e ke me ngut!
Këshilli i Emërimeve në Drejtësi ka shpallur listën e kandidatëve të kualifikuar për vendin vakant të kreut të Kushtetueses, pas tërheqjes nga gara të Denar Bibës.
KED njofton se procedura për verifikimin e Denar Bibës përfundoi për shkak të tërheqjes së tij nga kandidimi.
Ndërkohë kandidatët e kualifikuar për vendin vakant të gjyqtarit në Kushtetuese janë:
- Alban Toro
- Alma Faskaj
- Asim Vokshi
- Florian Ballhysa
- Genta Tafa Bungo
- Naureda Llagami
Vakanca në krye të Gjykatës Kushtetuese është shpallur nga Gjykata e Lartë, pas përfundimit të mandatit të gjyqtares Olta Zaçe.
The post Denar Biba tërhiqet, kush garon për kreun e Gjykatës Kushtetuese (Emrat) appeared first on Lapsi.al.
