Zien Durrësi, Teuta luan të dielën kundër Tiranës në një natë speciale

Shpërndaje:

Lexoje me ngut

Gjithçka është gati për ndeshjen e parë të sezonit në shtëpi. Këtë të diel në mbrëmje, Teuta do të luajë kundër Tiranës, duke nisur nga ora 21:00, në stadiumin “Niko Dovana”.

Një klasike që ka prodhuar shumë rivalitet dhe luftë sportive në dekadën e fundit, jo vetëm në fushën e blertë, por edhe për atmosferën në tribuna.

Për këtë duel kaq interesant, klubi ka planifikuar edhe një organizim të veçantë, ndaj tifozët duhet të mbushin shkallët e stadiumit për të shijuar një mbrëmje ndryshe të futbollit shqiptar.

Do të jetë një spektakël i vërtetë, me plot surpriza, ndaj tifozët nuk duhet ta humbasin këtë premierë.

Trajneri Edlir Tetova kërkon të debutojë me fitore në krye të ekipit të zemrës dhe, për ta arritur këtë objektiv, e ka të gjithë grupin në dispozicion. Në stërvitjet e fundit, tekniku është fokusuar te loja fluide dhe goditjet në portë.

The post Zien Durrësi, Teuta luan të dielën kundër Tiranës në një natë speciale appeared first on Euronews Albania.

Shpërndaje: