Xhudistja Flaka Loxha ka fituar medaljen e bronztë në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026”, duke e çuar në tre numrin e këtyre trofeve të fituara për Kosovën, vetëm të premten.
Ajo ishte e lirë në xhiron e parë, ndërsa në çerekfinale e mposhti me Yuko italianen Michela Terranova.
Në gjysmëfinale, xhudistja kosovare pësoi humbje me Waza-ari nga Ana Viktorija Puljiz e Kroacisë, duke u detyruar të garojë për medaljen e bronztë.
Në luftën për bronzin, Loxha u përball me turken Aysenur Budak, të cilën e mposhti me Ippon, duke ia siguruar kështu Kosovës edhe një medalje të bronztë në Mesdhetaret e Taranto 2026.
The post Xhudistët e Kosovës nuk ndalen, Flaka Loxha fiton medaljen e tretë të bronzit në Lojërat Mesdhetare “Taranto 2026” appeared first on Euronews Albania.
