Atentati ndaj 34-vjeçarit në Shkodër, gjendet një motor i djegur në fshatin Vukatanë

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Një motor i djegur është gjetur në fshatin Vukatanë të Shkodrës, i cili dyshohet se është mjeti që është përdorur në vrasjen e 34-vjeçarit Kristian Kola më 4 shtator.

Deri më tani, Policia e Shkodrës nuk ka dhënë detaje zyrtare për mjetin e gjetur, ndërsa ngjarja po hetohet nga grupi hetimor.

Motorit do t’i bëhet ekspertizë, në përpjekje të gjetjes së ndonjë prove. Autorët, nga aty ku i gjet i djegur, mendohet se janë ndihmuar nga të tjerë për t’u larguar.

Atentati mafioz tronditi Shkodrën mbrëmjen e së enjtes, më 4 shtator, ku u ekzekutua Kristian Kola, pranë “Kinema Republika” ndërsa po pinte kafe në katin e parë të një hoteli. Dy persona të maskuar që lëviznin me motor hapën zjarr ndaj tij, duke e lënë të vdekur në vend, ndërsa një person tjeter qe ishte ne tavolinë me të nuk u prek nga plumbat. Motivi i vrasjes mbetet i panjohur, pasi viktima nuk kishte konflikte apo precedentë penalë të rëndë. Policia ka ngritur një grup të posaçëm hetimor dhe po kontrollon kamerat e sigurisë për identifikimin e autorëve.

gijotina.com/

The post Atentati ndaj 34-vjeçarit në Shkodër, gjendet një motor i djegur në fshatin Vukatanë appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: