Foto – Ky është truproja e Erogen Brajoviç që mbeti i vdekur në atentatin në Shkodër

Shpërndaje:

Lexoje këtu nëse e ke me ngut!

Personi që shihni në foton e mëposhtme është Geridon Kraja, një prej dy viktimave të atentatit të ndodhur mëngjesin e kësaj të hëne në një lokal pranë bashkisë së Shkodrës.

Kraja është truproja e Erogen Vasos, alias Brajoviç, i cili dyshohet se ishte objektivi kryesor i atentatit.

Geridon Kraja

Erogen Vaso po konsumonte një kafe me mikun e tij Armando Pali, i cili gjithashtu mbeti viktimë e atentatit.

Pali është një ish-punonjës i IMT-së dhe ish-anëtar i Këshillit Bashkiak të Shkodrës.

Nga plumbat i plagosur mbeti dhe objektivi i dyshuar i atentatit, Erogen Vaso, si dhe kamarierja e lokalit.

Autori i dyshuar i ngjarjes, Ragip Gilaj, tentoi të arratisej me motor, të cilin e braktisi në vendngjarje për t’u larguar më pas me një automjet.

Gjatë ikjes, ai pësoi një aksident në zonën e ish-kryqëzimit të “Degës” dhe u kap nga policia pas një ndjekjeje në një zonë të pabanuar.

Burime bëjnë me dije se Gilaj kishte qenë më herët i arrestuar për armëmbajtje pa leje dhe trafik droge, por ishte liruar nga autoritetet. Ai dyshohet të jetë një vrasës me pagesë.

The post Foto – Ky është truproja e Erogen Brajoviç që mbeti i vdekur në atentatin në Shkodër appeared first on GIJOTINA.

Shpërndaje: